Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës, sot priten fjalët hyrëse të palëve


E enjte, 9 Korrik 2026
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës, sot priten fjalët hyrëse të palëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, ku palët do t’i paraqesin fjalët hyrëse.

Të akuzuarit, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë paraqitur në gjykatë, ndërsa seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:30.

Rasti ka të bëjë me sulmin e ndodhur më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, i cili shkaktoi dëme në infrastrukturën e kanalit të Ibër-Lepencit.

Seanca e sotme pritet të shënojë fillimin e shqyrtimit gjyqësor, me paraqitjen e fjalëve hyrëse nga Prokuroria dhe mbrojtja.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit