Të dënuarit nga Gjykata Speciale dënimin mund ta kryejnë në burgjet e Belgjikës


E premte, 13 Qershor 2025

Të dënuarit me vendim të formë së prerë nga Gjykata Specialje, dënimi mund ta kryejnë në burgjet e Belgjikës.

Kjo pasi, Dhomat e Specializuara të Kosovës (“DHSK”) dhe Mbretëria e Belgjikës nënshkruan zyrtarisht Marrëveshjen mbi Zbatimin e Dënimeve.

“Marrëveshjen e nënshkruan Administratorja e DHSK-së, Dr. Fidelma Donlon, dhe z. Zherar Div, shef i Autoritetit Qendror për Bashkëpunim me Gjykatat Penale Ndërkombëtare, në Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës në Bruksel. Sipas kësaj marrëveshjeje, personat e dënuar nga DHSK-ja mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton DHSK-ja dhe miratimit të Belgjikës”, thuhet në komunikatën e Gjykatë Speciale.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova nënvizoi se zbatimi i dënimit është thelbësor për një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të drejtësisë penale ndërkombëtare. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për DHSK-në.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm që ka ndaj drejtësisë penale dhe aftësinë e DHSK-së për të kryer mandatin e vet.”

Kryetarja e DHSK-së fitoi gjithashtu edhe shtet tjetër si tërësisht të besueshëm në Belgjikë në kuptimin e kornizës së DHSK-së për zbatimin e dënimeve përmes arritjes së marrëveshjeve të ngjashme.

Shefi i Autoritetit Qendror të Belgjikës tha se më këtë marrëveshje duan ta shprehnin mbështetjen për DHSK-në

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dëshirojmë të shprehim mbështetjen e Belgjikës ndaj DHSK-së dhe drejtësisë ndërkombëtare në tërësi. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Belgjika tregon angazhimin e vet të padiskutueshëm ndaj funksionimit të plotë të DHSK-së, sipas marrëveshjes midis BE-së dhe Kosovës.”

Në pajtim me Shkëmbimin e Letrave të vitit 2014 midis Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe Presidentes së Kosovës, dhe nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës, dënimet e formës së prerë kryhen jashtë Kosovës.

Etiketa:
Të fundit
21:52
Atdheu