Të gjitha gjërat me Kosovën zgjidhen deri më 27 gusht


E shtunë, 25 Korrik 2015

vucic

Beograd – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vazhdimi i dialogut Beograd- Prishtinë, përkatësisht raundi i ri në Bruksel pritet të bëhet atëherë kur të jetë e sigurt se mund të bëhet përparim.
Ai ka thënë, se në Beograd po qëndron një delegacion i Brukselit me të cilin do të bisedojë si të gjendet zgjidhja për zbatimin e marrëveshjes për sigurimin automjeteve me Prishtinën, njofton Tanjug.

Vuçiq ka shfaqur shpresën se presioni i kancelares gjermane Angela Merekl dhe ftesa e tij për Prishtinën do të japin rezultate për qasje konstruktive.

“Besoj se deri më 27 gusht do të do të zgjidhen të gjitha gjërat”, ka thënë Vuçiqi ,transmeton koha.net.

Zbatimi i Marrëveshjes së arritur ndërmjet dy vendeve më herët për sigurimin e automjeteve nuk ka filluar së zbatuari.

Beogradi pret që kjo çështje të zgjidhet deri më 5 gusht.