Të majtët drejt fitores përfundimtare


E martë, 25 Qershor 2013

Vendi ynë prej dy ditësh është përfshirë nga ethet e zgjedhjeve, edhe pse tani numërimi i votave po shkon drejt fundit, nga të dhënat e deritanishme del fitues koalicioni i majtë me një diferencë të madhe ndaj të djathtëve. 

Ndërsa janë numëruar mbi 50 për qind e kutive të votimit në vend, rezultatet paraprake flasin për një avantazh të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, të kryesuar nga Partia Socialiste.

Sipas numërimit të kutive deri më tani koalicioni i majtë kryeson në shumicën e qarqeve të vendit, me përjashtim të qarkut të Kukësit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se pjesëmarrja në votime në rang kombëtar ka qënë  53,75%

PS-ja kryeson në 11 nga 12 qarqet, respektivisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër. Përfundon numërimi në qarkun e Dibrës dhe Korçës, kryeson e majta.

Në të gjithë vendin, janë numëruar 4305 kuti nga 5508 kuti në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së.

Duke iu referuar rezultateve të deritanishme, opozita siguron deri në 84 mandate, ndërsa PD-ja së bashku me aleatët e saj PDIU-në dhe PR-në shkon në 56 mandate. Në diskutim janë mandatet e Arben Malajt dhe Dritan Priftit, në Vlorë e Fier. PD duket se ka humbur edhe bastionet e saj tradicionale, siç është Shkodra, ku e majta kryeson me 6 mandate, krahasuar me 5 të PD-së. LSI merr 16 vende në Kuvend, PDIU 3, PR 2, PKD e PBDNJ 1.

Nga informacionet e marra në disa KZAZ është ndërprerë puna për shkak të lodhjes së komisionerëve, ndërsa pritet që numërimi të rinisë në orët në vijim.

Procesi i numërimit në disa raste ka vijuar me ritme të ngadalta si në qarkun Durrës dhe Tiranë, dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjera numërimi i ka kaluar 50 % të kutive të votimit.

Sot në mëngjes ka përfunduar numërimi në njësinë 11 në KZAZ-në 40 në Tiranë ku sipas rezultateve kryeson PS-ja me 11 943 vota, PD 10 348 vota, LSI 1686 vota dhe FRD 406 vota.

Gjithashtu në disa KZAZ ka pasur edhe probleme si në njësinë 10 në Tiranë ku janë larguar komisionerët e PD-së, në njësitë 4 dhe 6 është bllokuar  numërimi dhe pritet të rinisë në orët në vijim.

Gjithashtu një problem ka pasur edhe në KZAZ 53 në Librazhd ku kutia me numër 2728 ka qenë pa procesverbal dhe me një fletë votimi mangët.

Ndërkohë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi në 66.27 % të qendrave të votimit. Kështu sipas KQZ-së nga gjithsej 5508 qendra të ngritura ka përfunduar numërimi në 3650 prej tyre ku koalicioni i majtë ka marrë 58.3% të votave dhe koalicioni i djathtë ka marrë 39.05 % të votave.

[B]Ja rezultatet paraprake sipas KQZ[/B]

[B]Tiranë 765/1422[/B]

ASHE         55.15 %

APMI        41.30 %

AK              1.18 %

FRD            2.26 %

[B] Lezhë 207/258[/B]

ASHE   52.83 %

APMI  45.63 %

Korçë 441/447

ASHE   60.21 %

APMI   38.55 %

 [B]Vlorë, 359/432[/B]

ASHE   65.03 %

APMI  30.85  %

Arben Malaj  2.25 %

FRD  1.01 %

AK  0.69  %

 [B]Fier, 392/576[/B]

ASHE          63.28 %

APMI          31.05 %

FRD              1.50 %

Dritan Prifti 3.66 %

[B] Durrës 301/444[/B]

ASHE   52.03 %

APMI  44.45 %

[B] Berat 251/302[/B]

 ASHE   74.41 %

APMI   24.65 %

Elbasan 400/540

ASHE    57.79 %

APMI    40.36 %

[B]Shkodër, 318 / 417[/B]

ASHE 52.6%

APMI 44.9%

[B] Kukës, 139 / 169[/B]

ASHE 38.4%

APMI  60.6%

 Dibër, 190/264

ASHE 51.0%

APMI  45.6%

[B]Gjirokastër, 141/237[/B]

ASHE 70.9%

APMI  38.9%

 Korçë, 433 / 447

ASHE 60.4%

APMI 38.4%

[B]Përfundon numërimi në KZAZ 21 në Shijak[/B]

PS  ka marrë 6663 vota

PD  ka marrë  3288 vota

PR ka marrë  1939 vota

LSI  ka marrë  630 vota

PDIU ka marrë  211 vota

[B]/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/[/B]

Të fundit