E hënë, 24 Qershor 2013
Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat më të fundit të numërimit të votave në qarqe deri në orën 12.30 të mëngjesit të sotëm.
Sipas KQZ-së në Tiranë janë numëruar 172 qendra votimi nga 1422 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 56.61%, kurse Aleanca për Punësim mirëqenie dhe Integrim ka 39.7% të votave.
Në Fier 121 kuti voti nga 576 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 63.55%, kurse Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim 31.25%, Dritan Prifti deri tani ka 2.87% të votave.
Në Vlorë janë numëruar 108 kuti votimi nga 432 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 64.54%, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 30.82% të votave dhe Arben Malaj 2.41% të votave.
Në Shkodër janë numëruar 101 kuti nga 417 kuti votimi, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 54.09%, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 42.77% të votave.
Elbasan, janë numëruar 94 kuti nga 540, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 57.16% kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 41.03% të votave.
Në Gjirokastër janë numëruar 33 kuti nga 257 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 69.34% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 30.07% të votave.
Në Berat janë numëruar 93 kuti votimi 302. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 71.28% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 28.37% të votave.
Në Dibër janë numëruar 79 kuti nga 264 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 52.43% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 44.53% të votave.
Në Kukës janë numëruar 88 kuti nga 269 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane 35.11%, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 63.97%.
Në Lezhë janë numëruar 91 kuti nga 258. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 51.97%, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 45.75%.
Në Durrës janë 71 kuti të numëruara nga 444. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 52.16%, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 44.8%.
Në Korçë janë numëruar 208 kuti nga 447. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 58.35, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 40.44%.
Etiketa: Edi Rama, Partia Socialiste, Shqipëri