E hënë, 30 Qershor 2025
Të paktën 26 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të hënën kur avionët luftarakë dhe artileria izraelite goditën vende të shumta në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë zonat ku banojnë familje të zhvendosura, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga një burim në spitalin Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës, ushtria izraelite shënjestroi një depo në lagjen Sabra të qytetit.
Shumë palestinezë u vranë pasi ushtria izraelite bombardoi një depo të përdorur nga organizatat bamirëse për të shpërndarë ndihma. Ushtria izraelite, e cila ka shtrënguar bllokadën e Gazës dhe ka bllokuar hyrjen e ndihmës humanitare, shpesh synon civilët dhe infrastrukturën civile në zonë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 583 palestinezë që shkuan në pikat e shpërndarjes së ndihmës humanitare me shpresën për të gjetur ushqim u vranë dhe më shumë se 4.000 u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 56.500 ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 133.419.