Të paktën 1014 të vdekur dhe 7003 të plagosur nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë jugore


E hënë, 6 Shkurt 2023

Përditësim: Të paktën 1,014 njerëz kanë vdekur dhe 7,003 të tjerë u plagosën në 10 provinca pas tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore të hënën, tha kreu i Agjencisë së Fatkeqësive të Turqisë, Yunus Sezer.

Përditësim: Të paktën 284 njerëz kanë humbur jetën dhe 2,323 të tjerë u plagosën në 10 provinca turke pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes, njoftoi zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay.

Gjithsej 1710 ndërtesa u shembën pas tërmetit, tha Oktay në një konferencë shtypi.

Të paktën 76 të vdekur dhe 440 të plagosur nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Turqi

ANKARA – Sipas agjencisë së fatkeqësive të Turqisë, të paktën 76 njerëz kanë humbur jetën dhe 440 të tjerë u plagosën pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) kishte qendër rrethin Pazarcik në provincën jugore të Kahramanmaras të Turqisë.

Tërmeti ka ndodhur në një rreze prej 7 kilometrash.

Ai u pasua nga një tërmet me magnitudë 6.4 që goditi provincën juglindore të Gaziantepit.

Një tërmet i tretë me magnitudë 6.5 goditi edhe qytetin e Gaziantepit.

Sipas informacioneve fillestare, 76 njerëz humbën jetën në provincat Kahramanmaras, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman dhe Malatya dhe 440 të tjerë u plagosën në Kahramanmaras, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Tërmeti fillestar u ndje edhe në provinca të tjera juglindore, duke përfshirë Diyarbakirin dhe vendet fqinje, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkroi në Twitter për të përcjellë ngushëllimet për qytetarët e prekur nga tërmeti.

Ai shtoi se AFAD dhe njësitë e tjera janë “në gatishmëri” dhe vuri në dukje se ekipet e shpëtimit janë dërguar menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti.

“Ministria jonë e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë, AFAD, autoritetet e provincave dhe të gjitha institucionet e tjera e filluan punën me shpejtësi.

“Po bashkërendojmë edhe punën pas tërmetit. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, shtoi ai.

Etiketa: , ,
Të fundit