Të panjohura interesante nga jeta e Enver Hoxhës


E premte, 11 Mars 2016

Enver Hoxha “Më shumë se 30 vjet pas vdekjes së tij, diktatori për një kohë të gjatë i Shqipërisë, Enver Hoxha, mbetet një enigmë.

Ai mund të mos ketë qenë njeriu i madh i letrave që mendonte se ishte, por Hoxha ishte sigurisht më i lexuar, më i vetëdijshëm kulturalisht dhe më kozmopolit se shefat proletarë në vendet e tjera të Europës Lindore”.

Kështu shkruan Marcus Tanner për BIRN, në një shkrim që i kushtohet publikimit anglisht të librit të gazetarit Blendi Fevziu për Enver Hoxhën.

Enver-Hoxha

Materiali i importuar për lexim nuk ishte i mbushur me trakte për marksizëm-leninizmin. Shijet e Hoxhës për librat ishin eklektike. Ai kishte kërkuar mes të tjerash edhe libra për jetën e Papëve dhe shenjtëve katolikë, madje edhe libra mbi vampirët”, shkruan Tanner.

Sipas gazetarit, sundimtari i padiskutueshëm i Shqipërisë për 41 vite kishte mundësinë të ishte lideri më i ndriçuar i bllokut komunist.

Por ai bëri të kundërtën.

Ndryshe nga Gjermania Lindore, Çekosllovakia apo Hungaria, Shqipëria ku kundërshtarët nuk pushkatoheshin më dhe feja nuk përndiqej, ndërsa disidentët toleroheshin disi, Shqipëria ishte si një kamp përqendrimi i sigurisë maksimale.

Tanner thotë se ka një arsye përse libri i Fevziut është kaq i mirëpritur.

“Pjesërisht për shkak se ka pak studiues anglishtfolës që e kuptojnë shqipen, ky njeri i çuditshëm dhe i keq nuk ka një biografi siç duhet në anglisht, prandaj libri i gazetarit shqiptar Blendi Fevziu është kaq i mirëpritur”.

“Çdokush që pret një version revizionist të karrierës së Hoxhës, një pikëpamje më të butë për krimet e tij, do zhgënjehet. Fevziu e përshkruan Hoxhën si një psikopat paranojak”.

“Në vitet e fundit, Fevziu shkruan se Hoxha bënte një jetë të vetmuar, për shkak se kishte vrarë kaq shumë miqtë e luftës sa nuk i kishte mbetur kush për të folur”.

“Xheloz për këdo që kishte pretendime intelektuale, diktatori i dhënë pas librave e kishte mbushur Byronë Politike me njerëz të trashë dhe pa arsim. Ata mund të ishin besnikë, por nuk i ofronin shumë për të stimuluar bisedat”.

Libri “Enver Hoxha, Grushti i Hekurt i Shqipërisë”, është publikuar nga IB Tauris.

Etiketa: , ,
Të fundit