E hënë, 16 Qershor 2025
Gjatë valës së fundit të sulmeve iraniane ndaj Izraelit, gazetari izraelit Gideon Levy ka treguar për Al Jazeera përvojën e tij personale në Tel Aviv.
“Jam shumë mirënjohës që nuk pashë asgjë, por i dëgjova. I dëgjova dhe ishin më të fortat ndonjëherë,” tha ai, duke përshkruar momentin kur ndodhej në një strehë publike pranë shtëpisë së tij.
Sipas tij, shpërthimet ishin shumë më të fuqishme se herët e tjera. “Kur dola nga streha, dëgjuam nga fqinjët për dritare të thyera. Nuk ishte larg. Nuk e di saktësisht ku, por ishte serioze, pa dyshim. Pastaj filluan sirenat e ambulancave dhe ekipeve të ndihmës së shpejtë,” tha Levy.
Ai përfundoi duke theksuar se ndjesia ishte “shumë, shumë e fortë dhe mjaft frikësuese.” /mesazhi