E hënë, 14 Gusht 2017
Takimi në zhvillim e sipër thuhet se përfshinë ambasadorin Ji Jae-ryong, ambasadorin Ja Song-nam dhe ambasadorin Kim Hyong-jun, të dërguarit kryesorë të Koresë Veriore në Kinë, Kombe të Bashkuara dhe Rusi.
“Koreja Veriore duket se është duke e mbajtur një takim të shefave të misioneve të diplomacive të jashtme pasi që i ka thirrur ambasadorët e saj në vendet kryesore për t’u rikthyer në Pyongyang,” ka thënë një zyrtar qeveritar për agjencinë e lajmeve Yonhap.
Nuk dihet se sa ambasadorë janë përfshirë në takim, transmeton Express.
Tensionet janë rritur në muajt e fundit për shkak të shqetësimeve se Koreja Veriore është gati ta përmbush qëllimin e saj për ta vënë në shënjestër të armëve bërthamore SHBA-në.
Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer kërcënime me sulme ushtarake javën e kaluar, me Pyongyang që ka thënë se do ta zhvillojë një plan për ta goditur territorin e SHBA-së në Paqësor, Guam.
Etiketa: Korea Veriore, SHBA