E enjte, 19 Qershor 2025
Përderisa sulmet e ndërsjella midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë për të 7-ën ditë, shenjat e luftës po bëhen më të dukshme në jetën e përditshme në Tel Aviv, raporton Anadolu.
Për shkak të mundësisë së një sulmi dhe sirenave që bien, izraelitët qëndrojnë në pritje në zona të sigurta duke u strehuar në strehimore të ngritura në parkingjet e stacioneve të metrosë dhe qendrave tregtare në të gjithë qytetin.
Ndërsa vija bregdetare e Tel Avivit, zakonisht e mbushur me njerëz, është kryesisht e boshatisur për shkak të sulmeve të mundshme dhe paralajmërimeve për siguri.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.