Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Telefoni inteligjent më i vjetër në botë festoi dje 20 vjetorin.

Prizren Post | 16:46 - 18.08.2014

Telefoni inteligjent më i vjetër në botë festoi dje 20 vjetorin. Telefoni IBM Simon Personal Communicator doli në tregun amerikan më 16 gusht të vitit 1994.

Sigurisht, IBM Simon nuk është quajtur “smartphone” në atë kohë, ky term nuk ekzistonte. IBM shiti rreth 50 mijë njësi të pajisjes, që mund të operonte brenda një rrjeti të 15 shteteve amerikane.

IBM Simon ishte më i përdorur nga biznesmenët. Pajisja ofronte aplikacione softuerike, kalendar, email, si dhe mund të lidhej me makinën e faksit. Ai mund të bënte thirrje telefonike gjithashtu.

Ky telefon peshonte rreth 500 gramë, më shumë se një iPad Air. Telefoni IBM Simon kushtonte 899 dollarë. Pavarësisht se nuk pati shumë sukses, IBM Simon inspiroi kompanitë e tjera për sa i përket dizajnit.


Arivisti Company