E hënë, 16 Qershor 2025
Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit shtetëror të televizionit të Iranit, thotë se është sulmuar nga Izraeli, sipas raportimeve në Reuters.
Kjo vjen pas kërcënimeve të bëra më herët të hënën nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili ka thënë se transmetuesi shtetëror është “gati të zhdukej”.
“Megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane është gati të zhduket. Evakuimi i banorëve të afërt ka filluar”, ka deklaruar Katz, duke iu referuar urdhrit të evakuimit të lëshuar më parë për pjesë të Distriktit 3 të Teheranit.