E diel, 19 Korrik 2026

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur i dyshuari dyshohet se, me dashje, ka tentuar ta privojë nga jeta viktimën me inicialet B.M., duke e goditur disa herë me thikë në kokë, në anën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, ndodhet në masën e ndalimit.
Prokuroria ka bërë të ditur se i ka propozuar gjykatës caktimin e paraburgimit, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë lidhur me këtë kërkesë.
Sulmoi me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë
Burimi: klankosova
