E diel, 13 Mars 2016
Beograd – Serbia më shumë ka profit nga bashkëpunimi rajonal – ekonomik, nga të gjitha vendet në rajon, por ajo nuk po ja din vlerën, ka thënë Jovan Teokareviq, profesor në Shkencat Politike në Beograd.
Jovan Teokareviq, kishte pranuar ftesën nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, për të qenë panelistë në një tryezë bashkë me gazetarë të gjashtë vendeve të rajonit dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd. Në po këtë fakultet Teokareviq edhe ligjëron si profesor në Shkenca Politike. Ai kishte ardhur për të ligjëruar jo si profesor i rregullt, por për bashkëpunimin rajonal, ku mes tjerash bënë pjesë edhe Kosova.
Tryeza e organizuar në Beograd nuk ishte e vetmja që është organizuar për këto vite, ku ishin bërë bashkë përfaqësues të mediave dhe studentë nga Kosova, Beogradi, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina për të dhënë vlerësime dhe diskutuar metoda për bashkëpunim rajonal.
Në mes këtyre vendeve profesori Jovan Teokareviq, vlerëson se janë realizuar më shumë se mbi 50 iniciativa në një sërë fushash dhe sipas tij nuk ka asnjë fushë që nuk ka bashkëpunim mbi institucionet shoqërore dhe shoqërinë civile. Por, ai ka brengën se rezultatet e këtyre bashkëpunimeve nuk njihen shumë në rajon dhe ky sipas Teokareviq është njëri ndër paradokset që ekziston, raporton KosovaPress.
Por ky nuk është i vetëm. Paradoks për profesorin nga Serbia është se ‘as qytetarët dhe as politikanët nuk janë në gjendje që të njohin vlerat e këtij bashkëpunimi rajonal’.
“Është bërë një hulumtim i opinionit publik që ka përfshi mbi tre mijë qytetarë dhe njerëz të biznesit. Ka një rezultat interesant dhe paradoks. Një pjesë e këtij hulumtimi tregon se kur janë pyetur qytetarët: “Bashkëpunimi rajonal a ndikon në përmirësimin e situatës politike dhe ekonomike të vendit tuaj?”, kësaj pyetje direkte i janë përgjigjur vetëm 16 për qind të njerëzve në Serbi. Vetëm 16 për qind e njerëzve mendojnë se bashkëpunimi rajonal i Serbisë me të tjerët ndikon me rëndësi në situatën politike në serbi. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri ky raport është 38 për qind. Kështu që njerëzit në këto tri vende mendojnë se ky bashkëpunim ndikon shumë. Ndikon pjesërisht. Këtë përgjigje e kanë dhënë thuajse gjysma e të anketuarve në Ballkan”, tha Teokareviq.
Por për serbët të cilët kanë votuar vetëm 16 për qind Teokareviq ka një mesazh. Ai, shpjegon se sa përfiton Ser bia nga bashkëpunimi tregtar me vendet e rajonit.
“Serbia më shumë ka profit nga bashkëpunimi rajonal – ekonomik, nga të gjitha vendet në rajon. Askush tjetër nuk ka kaq efekte të mira në bashkëpunimin ekonomik para se gjithash në tregti. Gjatë vitit 2015 Serbia shënoi të vetmin suficit në shkëmbimin me mallra vetëm me shtetet e rajonit të cilët janë në CEFTA, të fushës ose degës ku bashkëpunojnë në Ballkan brenda për brenda zonës së lirë pa dogana. Një nga fqinjët tanë Hercegovina, është e treta me radhë. Partner i tretë pas Italisë, me më shumë se 2 miliard dollar shkëmbime, dhe pas Gjermanisë me të cilën shkëmben Serbia me vetëm 1 miliard e gjysmë. Kjo është më tepër se sa eksportohet në Rusi, që është partner politik i Serbisë. Me Kosovë me të cilën Serbia ka raporte të këqija politike bashkëpunohet shumë mirë në këtë nivel, të zhvillimit të ekonomive të Serbisë dhe Kosovës. Serbia zyrtarisht ekspo rton por ka edhe shumë , mbi 250 milion euro në vit eksporton më shumë se sa eksporton Shqipëria në Kosovë”, thotë Teokareviq.
Por çuditët se si këto rezultate të rëndësishme nuk merren parasysh nga pushtetet. Profesori serb thotë se kjo gjë po zgjatë me vite të tëra.
Megjithatë profesori Teokareviq thotë të jenë bërë disa gjëra të mira, por që gjithmonë me ndihmë të ndërkombëtarëve, pasi që qeveritë tona nuk kanë mundur vetë të vinin tek kjo ide dhe të përpiqen vet që t’i zgjidh në rend të parë problemet politike dhe ekonomike të cilat janë pasojë nga shpërbërja e ish –Jugosllavisë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe më konkrete ka ndikuar në jetën e miliona njerëzve.
Teokareviq përmendi problemet e fundit sa i përket bashkëpunimit rajonal, por edhe tri ngjarjet e fundit që kanë destabilizuar dhe nxitur popujt ndërmjet vete.
“Njëra ka qenë me rastin e atij dronit që ka qenë qesharak dhe tragjik në atë ndeshjen e futbollit midis Shqipërisë –dhe Beogradit dhe lidhur me këtë rast pa kurrfarë presedence është ngritur një valë e tillë e urrejtjes dhe ofendimeve midis medieve, qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë me komentet e tilla, me protestat e veta natyrisht dhe të personaliteteve më të larta politike të të dyja vendeve”, thotë Teokareviq, për të cilën thotë se ‘një shkallë e tillë e të folmes me urrejtje nuk mbahet në mend që ka ndodhur ndonjëherë deri tani në këtë rajon’.
Si destabilizues të rajonit profesori e sheh edhe rastin e Kumanovës. Ai thotë se me këtë rast është zhvilluar një debat dhe një shprehje e urrejtjes dhe mosbesimit të madh midis shqiptarëve dhe serbëve.
E në këtë mes e fut edhe rastin e riinterpretimit për gjenocidin në Sebrenicë por edhe krizën e refugjatëve dhe problematikën që kanë pasur Kroacia dhe Serbia rreth çështjes së kufijve.
Ai, ka akuzuar një pjesë të mediave të cilët me raportimet e tyre jo korrekte, dhe lejimin për të komentuar po bëjnë që të rritet dhe më shumë urrejtja ndërmjet popujve.
“Tabloidët dhe një pjesë e mediave që u ofrojnë lexuesve të komentojnë janë prodhues kryesor ose indikator kryesor ku riprodukohen dhe prodhohen stereotipat dhe të folurit me urrejtje në krahasim me atë që ka qenë më përpara. Dhe diçka që shtetet tona nuk merren dhe të gjitha shtetet në rajon, jo para shumë vitesh por edhe para ca vitesh me të gjitha kërkuesit por edhe tregimet që janë bërë tregojnë më pak demokraci, më pak sundim gjatë lirisë së të shprehurit të lirë dhe të lirive të medieve që kanë pasur para ca vitesh. Mediat e sotme janë të rrezikuara jo vetëm nga politikanët si para 20 vitesh por edhe nga vet mediat e vendit”, thotë profesori.
Profesori Jovan Teokareviq, ligjëroi në një tryezë që ishte organizuar nga Nisma e të R injve për të Drejtat e Njeriut, të ftuar edhe gazetarë të gjashtë vendeve të rajonit dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd./KP/
Etiketa: Serbia