Terim: Ndaj Kosovës ndeshje e vështirë


E shtunë, 12 Nëntor 2016

terim

Përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, ka folur para duelit ndaj Kosovës në Antalia.

Terim iu adresua gazetarëve para duelit, ku tha se kombëtarja turke duhet të regjistrojë fitore në këtë duel në mënyrë që të kthehet në rrugën drejt kualifikimit, shkruan Hurriyet, transmeton Telegrafi.

“Këtu mund të na ndihmojë moti, atmosfera dhe e gjithë ndjesia. Shpresoj se situata do të jetë në favor tonin kur të dalim në fushë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë kjo”.

“Kosova është ekip serioz dhe këtë e tregoi ndaj Ukrainës ku bëri lojë mjaft të mirë. Ne e kemi ditur nga fillimi se kjo ndeshje nuk do të jetë e lehtë”.

“Por, ne nuk mund të lejojmë që të mos fitojmë në ndeshjen e tretë. Mendoj se ne duhet që të fitojmë patjetër dhe të marrim tri pikët që do të na kthenin në rrugën drejt kualifikimit. Një barazim në shpi është humbje e dy pikëve dhe këtë e bëmë ndaj Ukrainës. Kjo nuk duhet që të përsëritet”, u shpreh Terim.