Tërnava priti në takim lamtumirës shefin e UNMIK-ut


E hënë, 24 Gusht 2015

tern

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB), shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Tërnava e falënderoi z. Zarif për punën, kontributin dhe angazhimin e tij në Kosovë, si dhe i uroi sukses në misionin e tij të ri.

“Myftiu Tërnava po ashtu vlerësoi lart punën dhe kontributin e agjencive të Kombeve të Bashkuara për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se “ndërsa shefi i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunim e mirë gjatë misionit të tij në Kosovë, ai po ashtu vlerësoi progresin që ka shënuar Kosova”.

Të fundit