Terroristët serb dogjën kafenen në veri ku qëndruan një ditë më parë Tahiri e Bahtiri


E mërkurë, 31 Gusht 2016

veri

Mitrovicë – Një zjarr i fuqishëm ka kapluar kafiterinë ‘Dolce Vita’ që ndodhet afër urës kryesore mbi Ibër, në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se zjarri ka shpërthyer rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Deri tani nuk dihet motivi as autori i kësaj ngjarje, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se incidenti ndërlidhet me qëndrimin e djeshëm të ministres për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, së bashku me kryetarin e jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilët qëndruan të hënën për kafe në këtë vend.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

As pronari i kësaj kafiterie nuk ka pranuar të flas rreth këtij incidenti.