E shtunë, 20 Gusht 2016
Tetovë – Në Tetovë të Maqedonisë u organizua “Program përkujtimor për dëshmorët” të cilët humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti të Organizatës Terroriste FETO më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në programin e organizuar nga ana e Unionit Turk të Organizatave të Shoqërisë Civile në Maqedoni (MATUSITEB) morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup, Ömür Şölendil, Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Teoman Tiryaki, Ministri pa resor Furkan Çako, përfaqësues të organizateve turke në vend dhe shumë qytetarë.
Kryetari i MATUSITEB-it, Tahsin Ibrahim në fjalimin e tij theksoi se bombat e hedhura më 15 korrik në drejtim të popullit i ka pikëlluar turqit e Rumelisë dhe komunitetet farefisnore thellësisht. Ai duke tërhequr vëmendjen në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin të mirë me Turqinë, tha se “Turqia e fuqishme domethënë Ballkani stabil. Kemi detyra të mëdha me parimin mbroje atdheun që të bëhet i madh”.
Ai duke theksuar se FETO gjendet edhe në Maqedoni tha se “Nuk do të bashkëpunohet me anëtarët, shkollat dhe organizatat tjera të FETO-s. Nëse dikush dërgon nxënës në shkollat e tradhëtarëve domethënë ka humbur fëmijën e tij, domethënë se rrit ushtarë për fuqitë tjera”.
Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë në Shkup, Şölendil theksoi se qëndrimi i mbajtur kundër sulmit të pabesë është një moment i rëndësishëm në historinë politike të Turqisë. “Lufta jonë e vendosur dhe iniciativat tona të nevojshme kundër aktiviteteve dhe veprimeve të cilët shënjestrojnë paqen, qetësinë, mirëqenien, bashkimin dhe unitetin e vendit tonë do të vazhdojnë”, tha ai.
Ai gjithashtu duke u përqendruar në përmbytjet të ndodhura në Shkup rrethinë, tha se që nga dita e parë kanë qenë së bashku me TIKA-n në vendin e fatkeqësisë dhe se si gjithmonë Republika e Turqisë urgjentisht ka qenë pranë vëllezërve të saj në Maqedoni dhe se do të vazhdojë të gjithë mundësitë dhe veprimet e saj për t’iu ndihmuar atyre.
Ndërsa ministri pa resor Çako e falënderoi Turqinë dhe ambasadën turk në vend në emër të qeverisë së Maqedonisë për ndihmat e dhëna pas përmbytjeve që ndodhën në Shkup dhe rrethinë.
Çako në lidhje me tentativën e grusht shtetit të FETO-s tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe populli turk i kanë dhënë ligjeratë të demokracisë botës. “Tradhëtarët duhet ta dinë se, ashtu siç kemi gjyshër të cilët janë përplasur në Çanakkala për mbrojtjen e atdheut, edhe sot për atdheun ka mijëra turq të Maqedonisë dhe do të vazhdojnë të jenë”, tha ai.
Programi i cili filloi me intonimin e himnit të Turqisë pas fjalimeve u këndua mevlud dhe u bënë lutje për dëshmorët.