Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thaçi: Besoj se Beogradi nuk do ta zvarrisë procesin

Prizren Post | 22:27 - 31.08.2013

Prishtinë, 31 gusht – “Definitivisht pres që të arrihet marrëveshje për Energjinë dhe Telekomunikacionin ne këtë takim. Gjërat janë përafruar shumë, sa i përket Kosovës çdo gjë është e mbyllur dhe Bashkimit Evropian. Ka mbetur Serbia t’i tejkaloi disa çështje. Besoj se Beogradi nuk do ta zvarrisë këtë proces dhe marrëveshja do të arrihet me 8 shtator kur edhe do të ndodh takimi”, theksoi Thaçi në një intervistë për RTK-në.

Shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për shuarjen e tërësishme të strukturave paralele në veriun e Mitrovicës, tha se do te respektohet marrëveshja e 19 prillit në përpikëri, ku edhe shihet shuarja e plotë e gjitha strukturave duke filluar nga ato të sigurisë, gjë e cila do të ndodhë së shpejti.

“Do te respektohet marrëveshja e 19 prillit që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë që të shuhen ne tërësi strukturat paralele që veprojnë në veriun e Mitrovicës. Pas kësaj do të hapët perspektiva për serbet e veriut të Mitrovicës. Ne tani po organizojmë zgjedhje të lira demokratike për here të parë në veriun e Mitrovicës, ku serbet do te kenë mundësi të dalin t”i votojnë liderët e preferuar të tyre në mënyrë që të hapin rrugën për investime të mëdha të qeverisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit tonë”, theksoi ai.

Kryeministri Thaçi, ka folur përsëri për logon e fletëvotimeve, ku për këtë çështje tha se do të vendosë KQZ-ja. Thaçi tha se me vendimin e KQZ-së duhet të pajtohen edhe serbët e veriut, ngaqë, sipas tij, ata duhet të integrohen në shoqërinë kosovare. Shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi tha se pret që zgjedhjet e 3 nëntorit të kalojnë pa ndonjë problem por rikujtoj që mundë te ketë pengesa nga ata që siç i quajti ai individ që kanë penguar integrimin e veriut të Mitrovicës.

Por, ai porositi ata se nuk do te ketë asnjë forcë që do ta ndalë demokratizimin dhe normalizimin e asaj pjese të Kosovës. Ndërsa i pyetur se kur do ta vizitoi veriun e Kosovës, ai deklaroi se është me rendësi që janë të vendosur strukturat shtetërore edhe në ate pjesë të Kosovës, dhe se është duke funksionuar çdo gjë atje dhe së shpejti do të jetë për vizitë edhe në tri komunat e veriut të shtetit të Kosovës. Koha


Arivisti Company