E mërkurë, 20 Shkurt 2019
PRISHTINË – Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se, Lëvizja Vetëvendosje e cilëson si të rrezikshëm aventurën e presidentit Hashim Thaçi, ku sipas Konjfucës, kjo aventurë ishte personale dhe e vetmuar e tij deri para disa muajsh.
Ai ka paralajmëruar protesta gjithë popullore nëse presidenti Thaçi vazhdon në planet e tij në prekjen e territorit, e gjithashtu ka folur edhe për “Pranverën Shqiptare”, të cilën kreu i Vetëvendosjes e paralajmëroi para pak javësh.
Etiketa: Aktuale, Glauk Konjufca, Kosovë, Vetëvendosje