Thaçi e Haradinaj takohen me ambasadorët e NATO-s, takimi i mbyllur për media


E premte, 27 Tetor 2017

Delegacioni i NATO-s drejtohet nga zëvendës-sekretarja e përgjithshme, Rose Guttemoller, raporton lajmi.net.

Në takim po marrin pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dhe ai britanik Ruairi O’Connel.

Në takim gjithashtu janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiq, Avni Arifi këshilltar i Haradinajt, dhe Bekim Çollaku këshilltar i presidentit Thaçi.

Ende nuk dihet qëllimi i takimit, dhe temat të cilat do të diskutohen.

Kujtojmë se NATO mban një prani ushtarake në Kosovë prej rreth 5 mijë trupash.

Etiketa: , ,
Të fundit