Thaçi kërkon votën për Mustafën edhe nëpër kafeteri


E premte, 11 Tetor 2013

Gjilan, 11 tetor – Kreu i PDK-së ka qëndruar të premten në Gjilan për t’i dhënë mbështetje Qemajl Mustafës, kandidatit të tij, i cili pretendon të fitojë për të tretën herë këtë komunë. Thaçie ka nisur agjendën e tij nga Teatri i Qytetit, ku është takuar me një numër të qytetarëve, ndërsa gjatë këtij takimi ai ka qenë shumë insistues të dijë se për kë do të votojnë ata. Ai nuk ka lënë pa përdorur as gjuhën e mimikës së fytyrës për t’iu sugjeruar qytetarëve që të votojnë këtë subjekt.

Thaçi ka vizituar pastaj edhe argjendarët në qendër të qytetit, ku ka kërkuar vota nga këta të fundit, ndërkaq ka akuzuar qeverisjen e LDK-së si qeverisje të lloçit dhe territ. I shoqëruar gjithë kohën me Qemajl Mustafën shefi i PDK-së ka vizituar edhe kafeteritë afër shkollave të mesme, ku kanë shkrepur edhe disa foto me nxënës. Sipas tij, fitorja e PDK-së në Gjilan do të jetë bindëse qysh në raundin e parë.

Të njëjtën bindje e ka pasur edhe Qemajl Mustafa, i cili ka thënë se do të qeverisë me këtë komunë edhe për një mandat.

Etiketa: , , ,
Të fundit