E shtunë, 12 Korrik 2014
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, mbledhjen e mbajtur sot të Kryesisë së Kuvendit e ka vlerësuar si ”përpjekje për devijim nga verdikti i popullit, shprehur me 8 qershor”.
“Sot mora pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në të cilën ishin të ftuar kryetarët e partive politike.
Që në fillim kishte përpjekje për devijim nga verdikti i popullit, i shprehur me 8 qershor.
Mbledhja vazhdoi me shkelje të rregullores së Kuvendit, të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilat përcaktoinë decidivisht dhe saktë grupin më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Mbledhja vazhdoi me shkelje të të gjitha praktikave të mëhershme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët si dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se ne do të marrim pjesë në seancë konstituive të thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës me datë 17 korrik, duke zgjedhur kryeparlamentarin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe të vazhdojmë me formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Askush nuk do të lejohet të përmbys vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkroi Thaçi në FB.