Thaçi mund t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme


E hënë, 21 Mars 2016

Prishtinë – Presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi, mund t’ia imponojë vendit shkuarjen në zgjedhje të parakohshme si rezultat i krizës politike.


Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, forca elektorale e cila qëndron prapa Thaçin e bën atë më të fuqishëm sesa të gjithë presidentët tjerë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Duke komentuar ofertën e PDK-së, për dialog mes pozitës dhe opozitës, analisti behxhet Shala thotë se është e pamundur të ndërtohet një konsensus i gjerë për bashkëqeverisje mes pozitës dhe opozitës.

Opozita, sipas tij, ofertë serioze e konsideron vetëm caktimin e datës se zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërsa, analisti Halil Matoshi, thotë se ish kreu i PDK-së, Hashim Thaçi njihet si pragmatist i madh dhe do të përpiqet që oferta e tij të jetë e pranueshme për opozitën.

Por, Matoshi nuk përjashton mundësinë që Thaçi si president i vendit të dakordohet me opozitën që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë të këtij viti.

Etiketa: , , ,
Të fundit