Thaçi në Shkup: Më 28 prill kur të thirr ezani i sabahit, do të ndalet zullumi për krejt shqiptarët


E enjte, 24 Prill 2014

Shkup, 24 prill – Partia Demokaratike Shqiptare mbrëmë ka promovuar kandidatët për deputet të njësisë zgjedhore numër një në sheshin Skenderbe të Shkupit.

Lideri i PDSH, Menduh Thaçit gjatë fjalimit të tij ka rikujtuar vitin 2008, kur sipas tij i ishin mbledhur të gjithë kundër përfshirë edhe UDB-në, por se nga ajo betetjë doli edhe më i fortë.

Thaçi po ashtu theksoi se më 28 prill kur të thirr ezani i sabahit, do të ndalet zullumi për krejt shqiptarët, duke lënë të nënkuptohet se PDSH do jetë pjesë e Qeverisë.

Ndërsa, kushti i dytë që partia e tij do ta realizojë për shqiptarët është se “prijavat, e prekërshoçna kaznat” do i fshije me ligj për amnesti.

Ali mos tregoni përalla se ne vetëm 6 muaj do jemi në Qeveri, kurse pas 6 muajsh do na rrëzoni, cërtan fillma jeni duke parë, se nuk ndodh ajo”, – tha Thaçi./zhurnal/

Etiketa: , ,
Të fundit