E hënë, 21 Shtator 2015
Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, është ngjitur në 1800 metra lartësi mbidetare në Firajë, për të takuar një shok lufte, fermerin që ai e ka quajtur të suksesshëm Fatmir Hasanin.
“Sot takova bashkëluftëtarin, tani fermerin e vyeshëm nga Firaja z. Fatmir Hasani. Në 1800 metra lartësi, mblidhte gjërat nga stani i tij për t’u përgatitur për dimër. Me 1200 krerë dele dhe punë me dinjitet, e uroj për vitin e bereqetshëm”, ka shkruar Thaçi.