Thaçi: PDSH do të jetë në qeveri


E premte, 18 Prill 2014

Menduh Thaçi, lideri i PDSH-së ka akuzuar BDI-në dhe qeverisjen se udhëheq një politikë degjeneruese ndaj kombit shqiptar, duke shtuar se gjatë qeverisjes së BDI-së nuk ka miratuar Ligjin për ish luftëtarët e UÇK-së dhe as nuk ka realizuar ashtu siç ka premtuar hapjen e 100 mijë vende pune.

“Përkundrazi, edhe pse nuk ka premtuar, kjo parti u bëri peshqesh shqiptarëve, Car Dushanin”, tha Thaçi duke akuzuar rivalin poltik për dështime në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Prej ditës së diel ju jepnin infuzione hordhive të veta, jo aktivistëve, se do jenë në qeveri. S’do jeni. Nuk do të jeni. Dikush tjetër do të jetë në qeveri. PDSH që e ka mandatin e popullit, që e ka mbështetjen e popullit. Se flitni budallallëqe. 40 mijë që kanë dalë më 13 prill, nuk janë votues. Ukraina ka 45 milion banorë, por në protesta dolën 40 mijë dhe e rrëzuan pushtetin”, tha Thaçi.

Ai shkurt ka komentuar edhe takimin me Gruevskin duke thënë se është takuar me të që t’i thotë se ai është “gazda” i atyre. “Na një kërpesh sepse me 27-tin do të bëhet belaja e madhe”, ka thënë kryetari i PDSH-së, në takimin me qytetarët e Debreshit./zhurnal/

Etiketa: , , , ,
Të fundit