Thaçi rrugës për Bruksel, synon jetësimin e liberalizimit të vizave


E mërkurë, 8 Shkurt 2017

Bruksel – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar në facebook se është rrugës për në qytetin e Brukselit ku do të takohet me krerët e Bashkimit Evropian.

Ai do të zhvillojë takime me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusku, kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, transmeton lajmi.net

“Do të bashkëbisedojmë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, për jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për të ardhmen e FSK-së”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Etiketa: , ,
Të fundit