Thaçi: S’do të ketë luftë, muri do rrënohet


E enjte, 2 Shkurt 2017

Prishtinë – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona e Debatit në Klan Kosova – ku është i ftuar bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama – se qytetarët s’kanë nevojë të shqetësohen, pasi nuk do të ketë luftë mes Kosovës e Serbisë, përkundër tensioneve të fundit.

“Nuk besoj se do të mund të ketë luftë. Nuk ka nevojë për shqetësim nga ana e qytetarëve, thirrjeve të Serbisë për luftë do t’u përgjigjemi me paqe”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Kosova është provokuar me trenin. Ai është dizajnuar në Serbi, dhe ka pasur plot zyrtarë serbë në tren, me njerëz të inteligjencës dhe sigurisë serbe. Gjithçka ngjante me Sllobodan Millosheviqin”.

Thaçi ka folur edhe për trenin dhe ndaljen e tij në Rashkë.

“Trenin kush e ndali? Ata që e kanë nisur edhe e kanë ndaluar. Në asnjë rrethanë nuk ka qenë ndonjë përgjigje me forcë e Kosovës, pos me forcën e ligjit”.

“Sa i përket murit, muri do rrënohet, nuk do të ketë trazira, do të rrënohet nga ata që e kanë ndërtuar. Edhe mbrëmë kemi diskutuar me autoritet europiane, thënë të drejtën më në zor janë ata që e kanë ndërtuar atë mur”, pohoi Thaçi.

Etiketa: ,
Të fundit