Thaçi të enjten e shpërbën qeverinë, zgjedhjet më 8 qershor


E diel, 4 Maj 2014
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Prishtinë, 4 maj – Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi vendimin për shpërbërjen e parlamentit do ta japë javën e ardhshme, përkatësisht ditën e enjte, njoftojnë burime brenda qeverisë për Prizren Post.

Me shpalljen e vendimit për shërbërjen e parlamentit, kryeministri Thaçi do e shpallë edhe zyrtarisht 8 qershorin si ditë kur do të dilet në zgjedhje të parakohshme parlamentare./Prizren Post/