E diel, 21 Maj 2017
Bashkëthemeluesi i Twitter, Evan Williams ka kërkuar publikisht falje në një intervistë për Nju Jork Times, për kontributin që mediat sociale mund të kenë dhënë në fitoren elektorale të Donald Trump.
“Më vjen keq. Ishte një gjë e shëmtuar, pasi pa Twitter me shumë mundësi ai nuk do ishte bërë president”, tha Uilliams.
Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë disa javë më parë pranoi se pa ndihmën e Twitter nuk do ishte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
Trump numëron mbi 30 milionë ndjekës në profilin e tij personal dhe kritikohet shpesh për komunikimin përmes Twitterit, duke anashkaluar shpesh mediat tradicionale.
Ndërkohë, duke qëndruar tek mesazhet që presidenti amerikan jep në Twitter vjen edhe një zbulim i “Wall Street Journal”.
Sipas gazetës, këshilltarët më të afërt të Trump i kanë kërkuar atij që të pakësojë përdorimin e kësaj media sociale.
Por këto thirrje të ekipit të presidentit amerikan nuk janë marrë parasysh pasi Trump vazhdon që të përdor Twitterin si mjet kryesor komunikimi.
Etiketa: Donald Trump, twitter