E enjte, 14 Maj 2015
Tre persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Lukinë të Prizrenit. Të dyshuarit gjatë rrahjes kanë përdorur mjete të forta dhe një thikë, me ç’rast kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Të dyshuarit gjatë rrahjes kanë përdorur mjete të forta dhe një thikë, me ç’rast gjatë përleshjes nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton Policia.
Të dyshuarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole “TT” me një karikator dhe tetë (8) fishekë, një thikë dhe një automjet i dëmtuar gjatë përleshjes”, njofton Policia.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.