Theret një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari


E premte, 5 Qershor 2026
Theret një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Gjilan, ku janë përfshirë dy të mitur.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se rreth orës 20:53 policia ka pranuar informacion për një incident në rrugën “Avdulla Tahiri”.

“Sonte, më 4 qershor 2026, rreth orës 20:53 kemi pranuar informatë se në rrugën ‘Avdulla Tahiri’ në Gjilan ka ndodhur një rast therjeje me thikë në mes dy personave, ku viktima është mashkull i lindur në vitin 2008, ndërsa i dyshuari mashkull i lindur në vitin 2009”, deklaroi Hashani.

Sipas tij, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit.

“Bazuar në raportin e mjekut, gjendja e viktimës është stabile”, tha më tej Hashani.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitë relevante, ndërsa Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit