Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

TIKA merr përsipër renovimin e Xhamisë së Çarshisë (Sulltan Muratit)

Prizren Post | 01:10 - 12.06.2018

Prishtinë – Me financimin e Komunës së Prishtinës, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në vitin 2011 ka filluar punët për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë (Sulltan Muratit) në Prishtinë i cili është njëra ndër monumentet më të vjetra të periudhës Osmane në Kosovë.

Mirëpo edhe pse është përdorur i gjithë buxheti i ndarë për këtë projekt nuk ka qenë e mundshme të përfundojnë punët restauruese.

Xhamia e cila nga qytetarët njihet si “Xhamia e Gurit” përshkak se tërësisht është e ndërtuar nga guri duke përfshirë edhe minaren e sajë, për një kohë të gjatë për arsye të mosmirëmbajtjes dhe pamjes së saj të keqe kishte tërhekur vëmendje në qendër të qytetit.

Kjo është gjendja e xhamisë së Çarshisë në Prishtinë


Etiketa:
Arivisti Company