E diel, 28 Korrik 2013
TIRANË – Aksident rrugor regjistrohet sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës, në të cilin ka mbetur e aksidentuar një familje me 6 vetë, 3 prej të cilëve fëmijë, të cilët ishin nisur drejt plazhit të Durrësit.
Aksidenti ndodhi 2 km larg Tiranës, teksa automjeti familjar u përplas me një furgon. Ende nuk dihet identiteti i personave të aksidentuar, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Etiketa: Aksident, Shqipëri