Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Top 10 aplikacionet që Apple mendon se duhet t’i keni në iPhone

Prizren Post | 18:41 - 11.04.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Me më shumë se një milion aplikacione mobile për iPhone, parafytyrimi se cili prej tyre është më i miri dhe ia vlen për kohën dhe hapësirën e telefonit tuaj mund të jetë një punë e lodhshme.

Por Apple dëshiron të ndihmojë përdoruesit e saj në këtë aspekt.

Kompania amerikane kohët e fundit publikoi një listë prej 10 aplikacioneve më të mira, të cilat përveç tjerash, mendon se ju duhet t’i keni në çdo iPhone të ri.

Këto aplikacione sipas Apple janë të domosdoshme, dhe ato variojnë nga aplikacionet më të fuqishme për foto e deri tek ato për t’i mbajtur llogaritë tuaja të sigurta.

Këtu janë Apple 10 aplikacionet që të gjithë duhet t’i kenë në iPhone:

VSCO – është aplikacion që ua mundëson përdoruesve të iPhone t’i bëjnë fotot e tyre në Instagram të duken mrekullueshëm.

BuzzFeed Video – Me këtë aplikacion, ju do t’i shihni të gjitha videot në një vend të vetëm.

1Password – Aplikacioni ua mundëson t’i mbani llogaritë tuaja të sigurta.

MSQRD – Ju mundëson që të animoni fotot selfie me shumë filterë qesharak dhe interesant.

Venmo – Ju lejon që në mënyrë të lehtë t’i paguani miqtë tuaj, kur ju nuk keni të holla.

DarkSky – Ky aplikacion gjithmonë ju tregon se kur do të bjerë shi.

Replay Video Editor është një vegël shumë e fuqishme për videot në telefonin tuaj.

Runkeeper është shoqëruesi më i mirë për aktivitetin tuaj të fitnesit

Camera+ është aplikacion që mundëson shkrepjen e fotove tejet profesionale.

Jet është aplikacioni ambicioz që synon zëvendësimin e blerjeve tuaja nga Amazon.


Bëni një koment

Arivisti Company