E shtunë, 23 Janar 2016
Sipas revistës Forbes sportisti që ka fituar më së shumti në botë gjatë vitit 2015 është bokseri amerikan Floyd Mayweather me 300 milion dollarë.
Në dy vendet e para të listës janë dy bokserë, Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao ku shuma që këta të dy kanë fituar gjatë vitit 2015 është pothuajse sa shuma e të gjithë sportistëve tjerë që janë në listën top 10.
Sportistët që fituan më së shumti gjatë vitit 2015
1. Floyd Mayweather, sportisti që ka fituar më së shumti
Bokser, fitimi në vitin 2015 – $300 milion
2. Manny Pacquiao
Bokser, fitimi në vitin 2015 – $160 milion
3. Cristiano Ronaldo, futbollisti që fitoi më së shumti
Futbollist, fitimi në vitin 2015 – $79,6 milion
4. Lionel Messi
Futbollist, fitimi në vitin 2015 – $73,8 milion
5. Roger Federer, tenisti që ka fituar më së shumti
Tenist, fitimi në vitin 2015 – $67 milion
6. LeBron James, basketbollisti që ka fituar më së shumti
Basketbollist, fitimi në vitin 2015 – $64,8 milion
7. Kevin Durant
Basketbollist, fitimi në vitin 2015 – $54,2 milion
8. Phil Mickelson, golfisti që ka fituar më së shumti
Golfist, fitimi në vitin 2015 – $50,8 milion
9. Tiger Woods
Golfist, fitimi në vitin 2015 – $50,6 milion
10. Kobe Bryant
Basketbollist, fitimi në vitin 2015 – $49,5 milion./Prizren Post/