E premte, 14 Shkurt 2020
PRIZREN – Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka falënderuar AAK-në dhe Nismën, për zgjedhjen e Sulltan Badallajt, në krye të Kuvendit të Prizrenit.
Ai e ka cilësuar zgjedhjen e Badallajt si një fitore të opozitës.
“Me vota të shumicës sot Sulltan Badalli u zgjodh kryesues i Asamblesë komunale në Prizren. Fitore e opozitës së bashkuar dhe për këtë jam mirënjohës dhe falënderues ndaj partive opozitare, AAK dhe Nisma që e votuan tashmë kryesuesin z, Badalli. Përgëzoj grupin e asamblistëve të PDK-së për unitet dhe konsistencë.Ky është vetëm fillimi, nën lidershipin e kryetarit z, Veseli do të kthehemi me të fuqishëm se që ishim ”, ka shkruar ai.
Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK’së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.
Etiketa: AAK, Kuvendi Komunal, NISMA, PDK, Prizren, Shaqir Totaj, Sulltan Badallaj