E enjte, 25 Maj 2017
Kapiteni legjendar do ta luajë ndeshjen e fundit me Romën këtë të diele kundër Genoas, para tifozëve të vet, por pensionimi i tij është bërë mister.
Edhe pse vetë Totti nuk ka thënë asnjë fjalë rreth pensionimit, Roma ka njoftuar ditë më parë se ndeshja e fundjavës do të jetë e fundit për Tottin në fanellën e Romës, transmeton Express.
E tani, sipas Gazzetta dello Sport, një klub tjetër nga Serie A i ka ofruar Tottit kontratë njëvjeçare.
Ka pak mundësi që 40-vjeçari të shkojë te ndonjë klub tjetër, pasi që tërë karrierën e tij ka luajtur në Romë.
Etiketa: Roma, seria a, totti