E diel, 17 Korrik 2016
Ankara – “Pas kundërpërgjigjes së shumicës në mënyrë të menjëhershme dhe qëndrimit të palëkundur të forcave policore është bërë e mundur që këto tradhtarë të neutralizohen pa arritur qëllimiet.”
Në një deklaratë me shkrim Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë ka deklaruar se tradhtarët janë neutralizuar pa mundur t’ia arrijnë qëllimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm thuhet: ”Gjatë tentativës për grusht, një grup i vogël tradhtarësh të instruktuar në mënyrë ilegale janë munduar të kryejnë një tradhti në mesin e Forcave të Armatosura të Turqisë më 15 korrik 2016. Pas kundërpërgjigjes së shumicës në mënyrë të menjëhershme dhe qëndrimit të palëkundur të forcave policore është bërë e mundur që këto tradhtarë të neutralizohen pa arritur qëllimiet.”
“Pasi ka dëgjuar tentativën për grusht shteti populli jonë i nderuar ka zbritur në rrugë për të mbrojtur nderin e ushtarëve të vërtetë të Forcave të Armatosura të Turqisë si dhe sistemin demokratik. Në këtë mënyrë ata i kanë dhënë përgjigjën më të bukur dhe mësimin më të madh tradhtarëve. Roli më i madh në pengimin e kësaj tentative për grusht shteti i përket popullit tonë të lavdishëm. Anëtarët e celulës së paligjshme brenda Forcave të Armatosura tashmë janë neutralizuar dhe i janë dorëzuar drejtësisë. Ata do të marrin dënimin më të rëndë të merituar.”