Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tragjedi në Francë: Kamioni futet në turmë, lë mbi 60 të vdekur [foto]

Prizren Post | 00:35 - 15.07.2016

Të paktën 60 njerëz kanë vdekur në Nice të Francës kur një kamion është futur në një turmë njerëzish që po festonin Ditën Kombëtare të Francës.

Sipas raportimeve, ka pasur edhe të shtëna me armë dhe autoritetet franceze kanë kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi, tha se “një shofer kamioni ka shkaktuar dhjetëra viktima”. Autoritetet në Nice raportojnë për 30 të vdekur dhe 100 të plagosur.

Shefi i policisë së provincës përshkroi ngjarjen si “një sulm”. Ndërsa, tregon se është qëlluar për vdekje drejtuesi i kamionit.

Numri i të vdekurve raportohet të ketë arritur mbi 60.

1

2

3

4


Arivisti Company