E diel, 27 Shtator 2015
Arabia Saudite bëri të ditur se 52 njerëz iu shtuan listës së viktimave prej 717 të vdekurve nga rrëmuja në pelegrinazhin e haxhit, dy ditë më parë, në festën e Kurban Bajramit.
Sipas autoriteteve saudite, numri total i të vdekurve tani është 769, ndërsa i të plagosurve 934.

Tragjedia e së enjtes ka qenë më e rënda në haxh qysh në vitin 1990, kur mbi 1,400 njerëz kanë vdekur në një incident të ngjashëm.
Të shtunën, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite ka thënë se rrëmuja në haxh ka qenë përtej kontrollit njerëzor.
“Ju nuk jeni përgjegjës për atë që ka ndodhur”, mësohet se i është drejtuar myftiu ministrit të Brendshëm saudit.
Etiketa: Arabia Saudite, Kurban Bajrami, meke