E martë, 3 Shkurt 2015
Prishtinë – Të qara fëmijësh të cilët nuk e kanë idenë më të vogël se çfarë po ndodh, britma nënash të cilat mundohen të mbrojnë të vegjlit e tyre teksa shtyhen për një vend në autobusin i cili dërgon në “Askund”, e vaj baballarësh të cilët ia kthejnë shpinën Kosovës.
Kështu shkruajnë mediet kosovarë për situatën tragjike me të cilën po përballet Kosova çdo natë: një eksod masiv qytetarësh. Mbrëmjen e djeshme u nisen nga Kosova mbi 5 autobusë, me mbi 50 udhëtarë në ta. Qindra qytetarë po largohen çdo natë nga Kosova.
Çdo mbrëmje nisen drejt Serbisë, 10 deri në 15 autobusë, nga qytete të ndryshme, që më pas, ilegalisht, marrin rrugën e azilit në shtetet perëndimore.
Etiketa: ikja, Kosovë