Trashëgimia në kancerin e gjirit dhe personalizimi i mjekësisë në trajtimin e tij

Autor: Dr. Egzon Avdullahi

Në këtë shkrim do të flasim për mënyrën në të cilën historia familjare e kancerit mund të ndikojë në metodën se si i trajtojmë pacientët që vijnë tek ne pa kancer, por duam të dimë nëse ata janë në rrezik të shtuar apo jo. Në këtë shkrim do ta shtjellojmë kancerin e gjirit. Mund t’ia nisim me shembullin e një gruaje në të 30-tat e cila ka ardhur për këshillim. Dhe arsyeja pse ajo vjen për këshillim është sepse nëna e saj vdiq në të 60-tat nga kanceri i vezoreve. Motra e nënës së saj ka kancer të avancuar të gjirit në kohën kur pacientja është këshilluar. Nëna e nënës së saj ka ndëruar jetë nga kanceri në të 40-tat të cilin nuk e dijmë se çfarë nënlloji dhe nëna e gjyshes ka vdekur në të 50-tat, gjithashtu nga kanceri në vezore. Pra, ky pacient vjen sepse ka një histori shumë të fortë familjare si të kancerit të vezoreve ashtu edhe një histori të kancerit të gjirit.

Kur shikojmë pacientët që kanë kancer, një pjesë e vogël e tyre do të japin një histori familjare shumë të fortë, si në këtë rast. Dhe tek këta me një histori familjare shumë të fortë, prap se prapë ekziston një segment shumë më i vogël, ndoshta 5%, ndoshta 10%, që mund të zbulojmë variante gjenetike që i vendosin ata në rrezik të shtuar për kancer. Ka 10 deri në 15% të tjerë që do të na japin një histori shumë më të fortë familjare të kancerit. Në këto raste duhet të dyshojmë se diçka gjenetike po ndodhë, por ne në këtë pikë nuk kemi aftësinë për të identifikuar gjenet. Dhe pastaj për shumicën e kancereve, sëmundja duket se shfaqet sporadikisht. Nuk ka një histori të fortë familjare dhe ne nuk e dimë ende rolin e variancës gjenetike të zakonshme ose të rrallë në ato lloj familjesh.

Si parim, mënyra në të cilën ne mendojmë se kjo ndodh është se qelizat ndërsa ndahen, shpesh kur ato dyfishojnë molekulat e ADN-së së tyre nuk arrijnë ta bëjnë këte në mënyrë absolutisht perfekte. Herë pas here ato do të fitojnë mutacione. Kështu për shembull ju shihni dy kromozome, të cilat kanë krijuar një mutacion të vogël. Tani trupi ka mekanizma për të korrigjuar ato mutacione me anë të riparimit të ADN-së. Dhe kështu, shumicën e kohës, ato anomali riparohen dhe ne nuk grumbullojmë mutacione me një ritëm të lartë gjatë gjithë jetës. Por herë pas here, do të përfundojnë me një mutacion në një gjen, dhe kjo mund ose nuk mund të shkaktojë një problem. Por me kalimin e kohës akumulohen mutacione të shumta. Dhe siç ndodh zakonisht në këto raste, qeliza mund të fitojë aftësinë për tu replikuar në mënyrë autonome në mënyrë të ngjashme me kancerin, dhe kështu të zhvillojë një tumor.

Mënyra në të cilën ne mendojmë se kjo ndodh, shpesh, është se mutacionet në gjenet e riparimit të ADN-së mund të jenë një problem, dhe mutacionet në gjenet, puna e të cilëve është të shtypin kancerin, gjenet shtypës të tumorit, mund të fitojnë mutacione dhe për këtë arsye të humbasin funksionin. Pra, kjo është mënyra se si ne mendojmë se kanceri mund të lindë gjatë gjithë jetës.

Problemi është se disa njerëz e fillojnë jetën me një mutacion në linjën e tyre gjenetike. Pastaj gjatë jetës mund të zhvillojnë mutacione të tjera. Dhe është kombinimi i asaj me të cilën ata lindin plus asaj që fitojnë dhe grumbullojnë gjatë gjithë jetës që rezulton në kancer. Shumica e mutacioneve që fitojmë me secilin dyzim të qelizave riparohen. Pra, ne nuk i grumbullojmë ato, përveç një numri të vogël. Dhe sigurisht ka shumë gjëra që shkaktojnë mutacione. Disa prej tyre janë thjeshtë të rastësishme. Dhe disa prej tyre janë gjëra kancerogjene, kështu që tymi i duhanit, për shembull, është forma më e njohur e një kimikati të jashtëm që mund të shkaktojë këto lloj mutacionesh të ADN-së që përfundimisht çojnë në kancer.

Dy gjenet me frekuencë më të madhe në kancerin e gjirit të cilat mund të përmbajnë mutacione janë gjenet e quajtura BRCA1 dhe BRCA2. Ato janë të përfshira në mekanizmin e riparimit të ADN-së në mënyra që nuk kanë mundur ende të kuptohen plotësisht. Pra, nëse marrim një person, i cila ka vetëm kancer të gjirit në familjen e tij, apo le të flasim për një tjetër i cila ka kancer të gjirit dhe vezoreve, 80% do të ketë një mutacion në BRCA1, 15% do të ketë një mutacion në BRCA2. Dhe pastaj ka një numër të vogël të mutacioneve të tjera për të cilat nuk do të flasim, por të cilat gjithashtu mund të jenë shkak familjar për kancer.

Përballë një pacienti që na vjen me pyetjen, unë kam një anëtar të familjes që ka kancer, a duhet të bëj teste gjenetike? Pra, pyetja specifike sa i përket kujdesit për këtë pacient të veçantë është, a ka ai mjaftueshëm një histori familjare që testimi gjenetik të jetë diçka që ne duhet të bëjmë. Në njërën anë, disa argumentojnë se të gjithë duhet të kenë teste gjenetike në çdo kohë që duan. Por problemet janë se testimi gjenetik është i shtrenjtë. Disa herë, testimi gjenetik jep rezultate që ne nuk i kuptojmë plotësisht dhe thjesht ngatërron pacientin. Por në mjediset ku ka shumë mundësi që të ketë një kontribues gjenetik në ndjeshmërinë ndaj kancerit ne do të bënim atë. Atëherë testimi gjenetik ka shumë të ngjarë të jetë i dobishëm klinikisht.

Pra, tek një pacient që pyesim, a ka më shumë se dy primarë të kancerit të gjirit në të njëjtën anë të familjes, ose kancer të gjirit dhe ndonjë kancer tjetër? Dhe kanceret e tjera janë në vezore, pankreas dhe të tjera për të cilat do të flasim në vijim. A ka ndonjë anëtar të familjes me kancer të vezoreve? A është kjo një familje në të cilën dihet se dikush ka një mutacion BRCA1? Nëse keni një familje në të cilën dikush ka një mutacion BRCA1, atëherë testimi gjenetik për atë mutacion është një gjë shumë e arsyeshme për tu bërë. Dhe pastaj ka dy grupe të tjera që janë në rrezik veçanërisht të lartë. Njëri është se hebrenjtë Ashkenazi kanë një shans 1 në 30 për të bartur një mutacion BRCA1 që predispozon për kancerin e gjirit. Ekzistojnë tre mutacione që janë të përhapura në popullatën Ashkenazi, kështu që është mjaft e thjeshtë të testosh për ato tre variante te gratë hebreje Ashkenazi. Dhe atëherë kanceri i gjirit që shfaqet tek një burrë duhet të ngrejë me të vërtetë flamuj të kuq që mund të jetë gjithashtu një sindromë gjenetike, shpesh BRCA1 ose BRCA2. Deri në 40 ose 50% të burrave me kancer të gjirit mund të kenë mutacione në ato gjene. Kjo, natyrisht, është e rëndësishme për ta, si dhe për anëtarët e familjes që ndajnë materialin e tyre gjenetik. Pra, kur përballemi me dikë që po bën teste gjenetike, duhet të pyesim gjithmonë, çfarë do të bëjmë me rezultatet që dalin? Pra, nëse ato rezultojnë pozitive ose negative. Pra, nëse një person do të testohej dhe do të zbulohej një mutacion në BRCA1 ose BRCA2 që ishte lidhur më parë me rrezikun e kancerit, ne do të thoshim se ata janë në rrezik të shtuar për t’u prekur nga kanceri. Dhe pastaj do të flisnim për atë që do të bënim për këtë. Por ai parim vlen për testimin gjenetik të të gjitha llojeve, për kancerin, për kardiomiopatinë, për ndjeshmërinë ndaj aritmisë etj. Nëse gjeni mutacionin që është i shoqëruar më parë me sëmundjen në fjalë, kjo do të rrisë rrezikun. Por ndonjëherë, kjo nuk është valide. Tani, ajo që ne do të donim të bënim, në familjen që ka mutacion dhe çdo familje tjetër, është në fakt testimi i dikujt që ka kancer. Testojmë dikë në të cilin ne mendojmë se ka një kontribues gjenetik në kancer tashmë të formuar. Nëse gjejmë një mutacion BRCA1 ose BRCA2, për shembull, atëherë mund të testojmë çdo anëtar tjetër të familjes dhe të bëjmë pyetjen, a e ndajnë ata këtë mutacion? Nëse ata nuk e ndajnë atë mutacion, atëherë ata duhet të trajtohen si çdo person tjetër që vjen tek ju dhe thotë a jam i rrezikuar nga kanceri? Dhe përgjigja është se ju nuk jeni në rrezik më shumë për kancer se kushdo tjetër. Një skenar tjetër është i një pacienti që vjen tek ju, i cili thotë se askush në familjen time nuk është testuar më parë. Unë kam një histori shumë të fortë familjare. Dhe, çfarë duhet të bëj? Pra, ju bëni testimin dhe rezulton se ata nuk kanë asnjë mutacion që mund ta identifikoni. Historia familjare është treguese se diçka ekziston që e vë atë familje në rrezik të shtuar, por ju nuk mund ta gjeni mutacionin. Përgjigjja është që ju duhet të vazhdoni t’i gjurmoni edhe më tej, mund të bëni më shpesh ekzaminime mbikëqyrëse të tilla si mamografia. Por ju nuk mund t’i deklaroni ato me rrezik të shtuar në këtë pikë.

Dhe pastaj, problemi më i madh me testimin gjenetik bashkëkohor është se ndonjëherë ju merrni pacientë që bëjnë testimin, të cilët nuk kanë një anëtar të familjes që ka ende kancer, ose ju nuk keni një anëtar të indeksuar të familjes e rezultatet e testimit zbulojnë një variant që nuk është parë kurrë më parë në një gjen si BRCA1 ose BRCA2. Në raste të këtilla, nuk mund të thuash që varianti gjenetik ka të ngjarë të rrisë rrezikun. Gjithashtu nuk mund të thoni që varianti gjenetik thjesht mund të mos ketë efekt plotësisht. Pra, këta janë gjithashtu pacientë në të cilët duhet të kemi një mbikëqyrje dhe një ndjeshmëri të shtuar ndaj mundësisë së kancerit, por nuk mund ta deklarojmë pacientin që ka rrezik shumë të lartë të ndjeshmërisë ndaj kancerit.

Pra, çfarë ndodh me njerëzit që kanë mutacione BRCA1? Rezulton se pacientët që kanë mutacione BRCA1 kanë një mundësi shumë të lartë për të zhvilluar kancer të gjirit ose vezoreve kur të arrijnë moshën 70 vjeçare. Mund të themi që gjasat arrijnë deri në 90% bazuar në studime shkencore. Dhe rreziku fillon në moshën 40 vjeç ose më herët për këto gra. Si pikë referimi, frekuenca e popullsisë së kancerit të gjirit është rreth 2% në moshën 50 vjeç dhe rreth 7% në moshën 70. Pra, këto janë vërtetë rritje dramatike të rrezikut të kancerit. Gjëja tjetër për të thënë për pacientët që kanë kancer të gjirit dhe që kanë një mutacion BRCA1 ose BRCA2 është se ata janë në rrezik shumë më të lartë për të pasur një kancer të dytë të zhvilluar në gjirin kontralateral. Këta pacientë gjithashtu kanë nevojë për mbikëqyrje të veçantë. Pra, çfarë bëni me një person i cili rezulton pozitiv për një mutacion që më parë ishte i lidhur me kancerin. Ka me të vërtetë tre opsione dhe ato janë shumë personale. Ky është një shembull i mjekësisë së personalizuar ku pacienti është personalizuesi, dhe pacienti vendos se çfarë dëshiron të bëjë.

Rritja e mbikëqyrjes, që do të thotë mamografi më të shpeshta dhe në fakt ekzaminime më të shpeshta gjinekologjike, është një opsion që shumë gra zgjedhin.

Një opsion i dytë është mastektomia profilaktike dhe salpingo-ooforektomia profilaktike. Dhe kjo është një mundësi tjetër që shumë gra zgjedhin.

Dhe pastaj mendohet se disa ilaçe që kanë aftësi për të shtypur kancerin si Tamoxifen mund të jenë të dobishme për gratë që zgjedhin të shkojnë në atë rrugë.

Kjo është përsëri, një zgjedhje shumë personale, dhe ky është një vendim që gruaja duhet të marrë së bashku me mjekun dhe familjen e saj. Pra, përfundimi i vërtetë është se kush duhet të ketë vëmendje të veçantë për të kërkuar gjenet e ndjeshmërisë ndaj kancerit. Historia e familjes është vërtetë shumë goditëse. Dhe kështu është shumë e arsyeshme që një pacient i tillë të shkojë dhe të bëjë pyetjen, se a duhet të bëj teste gjenetike? Ka shumë polemika rreth llojit të veçantë të testimit gjenetik në lidhje me faktin se është shumë i shtrenjtë. Kush do të mendojë jo vetëm për BRCA1 dhe BRCA2, por për gjene të tjera, gjene më pak të para, që gjithashtu mund të kenë mutacione që predispozojnë ndaj kancerit. Kanceri i gjirit në moshën më pak se 50 vjeç është më domethënëse tek gratë hebreje Ashkenazi, veçanërisht me një histori të kancerit të gjirit ose vezoreve. Nëse ka më shumë se një kancer të vezoreve në familje, kancer të gjirit ose vezoreve, një burrë me kancer të gjirit duhet ta hapë atë familje për vlerësim të mëtejshëm gjenetik. Kanceri pankreatik gjithashtu lind nga mutacionet BRCA1 dhe BRCA2 dhe më shumë se një kancer pankreatik në familje duhet të çojë në një vlerësim. Kanceri kolorektal në moshën më të hershme se 50 vjeç dhe shumë polipe të zorrës së trashë, janë treguese për një ekzaminim të mëtejshëm. Disa feokromocitoma janë familjare dhe më pas kanceri medular i tiroides është një tjetër kancer tipik që shpesh shfaqet në familje dhe duhet të nxisë një referim tek një specialist i familjes për kancerin.

Etiketa:

Leave a Reply