Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Podujevës, arrestohen


E diel, 15 Mars 2026
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Podujevës, arrestohen

Tre persona janë arrestuar pasditën e së shtunës në Pollatë të Podujevës, pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarë policorë gjatë një ndërhyrjeje.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, njëri nga të dyshuarit ishte duke drejtuar një traktor të ngarkuar me dru të prera ilegalisht, ndërsa tjetri me automjet ka goditur veturën zyrtare të policisë, transmeton Klankosova.tv

Si pasojë e incidentit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“ Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në  raportin e policisë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit