E enjte, 27 Gusht 2015
Arrestimi i parë ka ndodhur në rrugën “Ramadan Qejku”. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, një pistoletë “Bereta” kalibrit 9 milimetra dhe një revolver me tetë copë fishekë të kalibrit 9 milimetra. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, arrestimi tjetër ka ndodhur në sheshin “Shatërvan”. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit “Bereta” me tetë copë fishekë të kalibrit 9 milimetra. Rasti në procedurë.
Kurse, arrestimi i tretë është bërë në rrugën “Ramadan Qejku”, në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata themelore Prizren. I njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Etiketa: Arrestime, Policia, Prizren