E premte, 21 Mars 2014
Ankara, 21 mars – Edhe një lajm i ngjarjeve për t`i çrrënjosur marrëdhëniet e mira ndërmjet muslimanëve. Tre shqiptarë njëri nga Kosova të mërkurën sulmuan policinë dhe xhandarmërinë turke në qytetin Nigde në të cilën ranë shehid një polic turk, një pjesëtar i xhandarmërisë dhe një ngasës kamioni, raporton Prizren Post.
Terroristët thuhet se komunikonin në gjuhën arabe me njëri-tjetrin gjersa identiteti i verifikuar i tyre ishte shqiptarë. Dy nga ta u plagosën dhe u kapën në vendngjarje gjersa njëri arriti të largohej më pas për tu zënë nga esnafi i një fshati duke dashur të bënte shitblerje dhe iu dorëzua policisë.
Ngjarja tregon se sa kërcënim i madh janë grupet e pakontrolluara terroriste të cilat janë të kontrolluara nga agjencitë e huaja janë duke u munduar të bëjnë përçarje ndërmjet muslimanëve kryesisht kur dihet se Turqia me udhëheqjen e saj tanimë vetëm i shërben qëllimit islam, tregues ky se motivi fetar është i pakapshëm në këtë sulm përveqse arsyeja e forcave të huaja të infiltruara brenda grupeve të pavetëdijshme dhe njerëzve pa arsye.
Etiketa: Turqi