Tregu i zi cenon konkurrencën e lirë në Kosovë


E hënë, 17 Qershor 2013

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbajtur diskutimin publik për Ligjin e mbrojtjes së konkurrencës. Përfaqësues të shoqatave dhe biznese të ndryshme kanë kërkuar që ligji pasi të ndryshohet të jetë sa më lehtë i aplikueshëm në të gjithë territorin e vendit. Sipas bizneseve, ligji aktual ka pasur mangësi dhe në shumë pjesë të Kosovës nuk ka arritur të vihet në jetë.

Drejtues të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës kanë pranuar se konkurrenca e lirë po vazhdon të prishet nga tregu i zi, i cili në vendin tonë është i pranishëm, raporton ktv. Ata kanë thënë se ndryshimet në ligjin e mbrojtjes së konkurrencës do të ndikojë në rregullimin më të mirë të kësaj fushe pasi që janë sqaruar kompetencat e këtij autoriteti. Disa nga ndryshimet që përfshijnë këtë ligj kanë të bëjnë me arritjen e përqindjes pas së cilës vlerësohet se është abuzuar me pozitën dominuese, përgjegjësia e personave përgjegjës kur shkelin rregullat.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë kanë thënë se ligji është bërë i tëri në përputhje me ligjet e BE-së, duke i evituar vërejtjet e bëra në Raportin e Studimit të Fizibilitetit.

Etiketa:
Të fundit