Tremujori i dytë i 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale


E shtunë, 8 Korrik 2023

PRISHTINË – Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale.

Murati ka thënë se “pas adresimit dhe rregullimit të shumë problemeve me projektet, kontratat, e shpronësimet, sivjet ka nisur një dinamikë e re e investimeve kapitale nga organizatat buxhetore”.

“Tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale, që njëkohësisht është niveli më i lartë i regjistruar. Krahasuar me vitin paraprak, ka mëse dyfishim të dinamikës, gjë që pritet të shërbejë si impuls pozitiv edhe për rritjen e ekonomisë në TM2, më lart sesa në TM1 ku rritja reale ishte 3.9%”, ka shkruar ai në Facebook.

Etiketa: ,
Të fundit